5 librat që Bill Gates rekomandon të lexoni në stinën e verës

Ish-themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka një blog të vetin mjaft interesant ku ai ndan me lexuesit, idetë dhe nismat që mbështeten nga fondacioni Bill & Melinda Gates (edhe pse u divorcuan, fondacioni vazhdon të ketë të njëjtin emër. Je me fat Billo, se në Shqipëri pas divorcit, gjysmën ta merr gruaja).

Në blogun “Gates Notes“, Bill thotë se ka përzgjedhur disa librave që do të lexojë gjatë verës, libra për barazinë gjinore, polarizimin politik, ndryshimet klimatike dhe të vërtetën se si jeta nuk shkon kurrë ashtu siç mendojnë të rinjtë.

Nuk ngjajnë sikur lexon gjërat plazhit. Por asnjë nga pesë librat e mëposhtëm nuk ndihet i rëndë (edhe pse, kanë gati 600 faqe).

Bill Gates ka ndarë me lexuesit, pesë tituj librash duke shpresuar që të lexoni diçka për tu pëlqyer.

“The Power” / Naomi Alderman

“Why We’re Polarized” / Ezra Klein

“The Lincoln Highway” / Amor Towles

“The Ministry for the Future” / Kim Stanley Robinson

“How the World Really Works” / Vaclav Smil

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

PunëBurrash.com

Shpërndaje tek miqtë