Meteorologia shumëfishohet në ekran gjatë një defektit grafik në transmetim live

Gjatë parashikimit të motit në kanalin FOX 9 me meteorologen Jennifer McDermed grafikat e motit pësuan një defekt në transmetim live.

Defekti bëri që meteorologia të shumëfishohej ndërsa shfaqej para ekranit ndërsa ajo vetë nuk e humbi momentin por nisi të ecte nëpër studio duke krijuar një tren me imazhet e veta që e ndiqni nga pas.

“Kjo më jep dhimbje koke! Janë shumë. Mezi duroj veten që e kam vetëm një, aq më pak 10 të tjera si unë”, tha McDermed duke qeshur.

“Çfarëdo butoni që ke shtypur, mos e shtyp më” i tha me humor kolegja e FOX 9 Randy Meier.

Shpërndaje tek miqtë