A është Marksi fajtor për krimet e komunizmit?

Sot u hap një debat i madh mbi faktin nëse duhej apo jo të ngrihej një statujë e Karl Marksit në vendlindjen e tij, në Gjermani. Kritikët vrapuan të thonë se ai është hartuesi i platformës politike dhe ekonomike mbi të cilën ngriti themelet komunizmi famëkeq që solli ato që solli në Europën Lindore dhe Azi. Kjo, edhe pse Marksi kishte vdekur ku teoritë e tij u bënë lëndë e parë për revolucionet që sollën lindjen e komunizmit.

Kam lexuar sot analiza që e bënin Marksin përgjegjës edhe për krimet që komunizmi kryente edhe 100 vjet pasi ai kishte vdekur.

Por a kishte parasysh vërtet komunizmin, pra atë regjimin shtazarak që u themelua e sundoi në tërë Europën Linore Marksi, kur propozi teoritë e tij ekonomike? A është ai përgjegjës për krimet e Stalinit, dhe udheheqesve te tjere banditëve, që vrisnin njerëzit e tyre në emër të Marksizëm-Leninizmit? Kjo është një pyetje që nuk i jap dot përgjigje unë.

Por unë mund të them se është njësoj që si të bësh përgjegjës Mikhail Kallshnikovin për krimet që bëhen sot anembanë botës me automatikun që prodhoi ai. Apo të bësh fajtor prodhuesin e bombës atomike për viktimat në Hiroshima e Nagasaki.

– Mentor Kikia

Shpërndaje tek miqtë