Lëreni Tiranën ta ketë një teatër të vërtetë

Isha sot në një takim për teatrin dhe pashë një kryetar bashkie të zënë në çark nga njëra anë për të ndërtuar një teatër pa lekë dhe nga ana tjetër një grupth “artistësh” që nuk e donin teatrin.

Pse duan këta njerez ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo kur përdhosin ikonat?

Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël. Që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punetore. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi Philippe D’Aboville me telefonoi i emocionuar që në Tiranë arktitekti më i mirë sot në botë projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim.

Kjo duhet të na gëzojë. Po flitet për ne për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojne drejt lartësive.

– Genti Kame

Shpërndaje tek miqtë