Urim me rastin e vitit të ri 2018

Ju uroj gëzuar nga mot vitin e ri, miqve të mi, familjarëve dhe të afërmëve të mi.

Viti që lamë pas ka qënë një vit konfliktesh por dhe i vështirë, u rudh buxheti familjar sepse u rritën taksat për shërbimet, taksa pastrimit, infrastruktures, arsimit, u fut tatimi vlerës shtuar për biznesin e vogël por u lehtësuan disa zengjinë që kanë hotele me pesë yje.

Pra shqiptaret më të varfër se një vit më parë. Ai që presim do jetë dhe më i vështirë se do aplikohet taksat siç e quajnë taksa e ndërtesës, u rrit tarifa e ujit pishëm edhe kur nuk kemi në masën 44 përqind por po diskutohen dhe të tjera bëma dhe të gjitha këto në kurris të të varfëve.

Qeveria dhe qeveritarët flasin vetëm për suksese dhe i mëshojnë shumë fasadës përmes portaleve e rrjeteve sociale por dhe televizioneve. Shtresave në nevojë ju japin një bark bukë për iftar kur është Ramazan ose për Krishtlindje apo raste të ngjashme si ato dhe kaq sepse nuk mendon kush për ta.

Nuk rriten pensionet por rriten investimet e dyshimta, nuk rritet mirëqënia e popullit por shtohen vilat e godinat shumëkatëshe të qeveritarëve të djeshëm dhe të sotëm, nuk amortizohen problemet e shumta sociale por rriten pasurite e atyre qe përdorin shpesh fjalët paqë, bekim apo ato që bëjnë sikur i luten zotit.

Urimin më të mirë do të quaja zbatimin e reformës së drejtesisë e cila pavarsisht dëshirës së barbarëve politik mendoj se do bëhet dhe do hyjë në çdo familje shqiptare.

Njerëzit besojnë shumë tek shpresa sepse ajo vdes e fundit,urime dhe mos humbisni shpresën, ditë më të mira do të vinë,shëndet e lumturi dhe gëzime paçi në familjet tuaja.

– Sadedin Çeliku

Shpërndaje tek miqtë