Urim nga Sokol Shameti

Më 1444 ne shqiptarët u bashkuam në Lezhë por më 1479 u thyem në Shkodër.

Më 1878 u lidhëm në Prizren por më 1881 u shtypëm me gjak.

Më 1912 u pavarësuam por me 1913 na copëtuan.

Më 1924 u revolucionarizuam dhe më 1925 u despotizuam.

Më 1939 u pushtuam dhe me 1944 u çliruam.

Më 1961 u izoluam dhe më 1992 u demokratizuam.

Më 1997 u çmendëm dhe më 1999 luftuam por u tradhtuam.

Fataliteti i viteve tek s’mbaron vetëm këtu, andaj teksa 2018-a është në prag, unë u uroj gjithë shqiptarëve jo thjesht ta kalojnë këtë vit personalisht e familjarisht gëzuar, por të përsërisin historinë e çdo viti të lavdishëm çift, në të cilin kolektivisht ata kanë dalë ngadhënjimtarë.

– Sokol Shameti

Shpërndaje tek miqtë