Ky raft ekologjik mund të shndërrohet në arkivol

Në këtë kohë pandemie njerëzit më shumë se kurrë u dhanë pas teknologjisë, televizionit, gatimit por sigurisht edhe leximit. Librat janë shoqëruesit më të mirë gjatë jetës tonë dhe shpesh në raftin e tyre bashkë me to ne vendosim edhe disa nga kujtimet më të bukura.

Por dizanjeri William Warren mendon se rafti i librave si ky në foton poshtë mund t’ju shërbejë edhe pas vdekjes, sepse është skicuar në një mënyrë të tillë për tu shndërruar në një arkivol.

Foto: William Warren

Rafti vjen në shtëpinë tuaj bashkë me një skicë e cila udhëzon në kthimin e tij në arkivolin ku do të vendoset i ndjeri.

Foto: William Warren

Duke si një ide e frikshme dhe prania e një rafti si ky në shtëpi dhe dizenjuesi është përballur me shumë kritika por njeherësh shumë të tjerë e kanë pëlqyer këtë ide e cila kursen shpenzimet e arkivolit.

Disa ambientalistë kanë argumentuar se raftet-arkivolë do të ulin sasinë e lëndës drusore që pritet vetëm për të ndërtuar arkivolet.

Foto: William Warren

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë komentuar se të vdekurit duhet të respektohen sipas traditave dhe ceremonive përkatëse ndërsa të tjerë janë shprehur se për ta ka rëndësi se si jetohet dhe se cfarë planeti më ekologjik do të lënë pas vdekjes.

Foto: William Warren

Burimi: WilliamWarren.co.uk

Shpërndaje tek miqtë