I thanë që të dukesh më tërheqës për femrat bëj foto me filtra, dhe ai ashtu bëri…foto me filtra

Ky në foto është Glenn Embrey i cili jeton në Kentaki (SHBA) dhe punon në një fonderi të shkrirjes së metaleve. Si të gjithë edhe ai është i pranishëm në rrjetet sociale dhe poston foto të tijat nga jeta ose puna që bën.

Por fotot e tij kishin një difekt: ai i postonte ato pa asnjë përpunim, pa asnjë ndërhyrje. Dhe kjo është herezi në kohën tonë kur njerëzit “e sukseshëm” postojnë foto vetëm pasi kanë kaluar në laboratorin e filtrave të Instagramit apo Facebookut.

Ndaj nuk vonoi dhe dikush i rekomandoi për fotot, në mënyrë që të dukej sa më tërheqës tek femrat duhej të postonte foto vetëm me filtra.

Glenni të cilit nuk i mungon sensi i ironisë e bëri realitet këshillën miqësore duke e zbatuar atë “fjalë për fjalë” dhe bëri shumë foto me filtra, por jo filtra të rrjeteve sociale. Ai doli në foto me filtra makinash dhe kjo solli reagimin argëtues të mbi 10 mijë përdoruesve të rrjeteve sociale.

Vetë Glenn Embrey komentoi me humor se pas këtyre fotove mbetej në pritje të telefonatave nga femrat.

Shpërndaje tek miqtë