Gazetari X i PD

Kryeredaktori i gazetes Rilindja Demokratike (dje shumica e shqipetareve mori vesh qe akoma ekziston RD) nuk mund te quhet gazetar.

As protestues nuk mund ta quajme se i japim atribute qe nuk i ka dhe i rrisim vlerat. Ai eshte thjesht nje provokator i rendomte qe provokoi policine e shtetit qe ta godisnin.

Fiks ashtu si Babalja qe deklaron se provokoi Agron Xhafajn i shtyre nga inati qe vete kishte bere burg dhe Agroni i kishte shpetuar burgut, apo qe vellai i Agronit eshte minister ndersa djali i Babales eshte kamarier.

Arsyeja qe i bashkon keta dy personazhe bashke eshte se te dy jane X(iks), pra te panjohur deri dje. Arsyeja qe i bashkon keta te dy me Partine Demokratike, eshte se aty gjejne provokatore te ngjashem si vetja.

PD po kthehet dalengadale ne nje parti provokatoresh. Peshku qelbet nga koka dhe keni vene re qe Basha prej 5 vitesh kryetar i PD ne opozite, nuk ka artikuluar njehere te vetme kerkesen per zgjedhje te parakohshme?!

Mund te jete rast unik ne bote qe nje parti ish qeverisese, ngre nje mal me akuza, organizon protesta dhe.. nuk kerkon te vije ne pushtet..

Po atehere per çfare i ben? Per provokim! Duke e ditur qe nuk vjen kurre ne pushtet, shpreson qe te marre qyl thela pushteti..

Çdo njeri e sheh veten ne pasqyre, ja njeh limitet vetes dhe e kupton sa vlen.. Ashtu si Lulzim Basha qe e ka kuptuar qe me merite nuk ka shance te behet kryeminister, edhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i periferikes RD e ka kuptuar qe nuk mund te behet kurre gazetar.

Shikon koleget e tij qe kane bere karriere ne profesion. Ftohen neper studio televizionesh, japin opinione dhe paguhen mire. Portalet apo gazetat qe drejtojne lexohen dhe kane sukses kurse ky vete ka ngelur ne vend numero.

Gazeten nuk ja blen kush, portalin nuk ja klikon kush, por ç’eshte me e keqja vete drejtuesit e Partise Demokratike nuk e honepsin. Kane zgjedhur te tjera “pena me te forta” apo te tjera “fytyra me te kuruara” per t’ju bere fresk.

Ndaj dje vendosi te beje heroin. Meqenese lajmin nuk ja blen kush, vendosi qe lajmi te behej vete.

Provokoi policin ne vijen e pare te perplasjes dhe nga 3-4 gjuajtje me shkop gome gjithsej qe u gjuajten dje ne gjithe protesten, per fat njeri e kapi.

Pamjet i pame te gjithe dhe kuptohet qe asnje nga veprimet qe po bente nuk kishte lidhje me gazetarine, por halli i madh qe kishte zene drejtuesit e PD per t’ju arratisur pyetjeve mbi deshtimin e protestes bene qe drejtimi i paditur te merrte emrin e Bledi Kasmit.

Keshtu dje neper portale, te gjithe ja pame fytyren dhe ja mesuam emrin dhe zellin ndaj Partise Demokratike.

Keshtu qe ndoshta si gazetar nuk do mund te beje hajer ndonjehere, por ndoshta me kete gjest te djeshem ka shance te mira per tu bere ..deputet i listes Basha 2.

Tek e fundit çfare kane me teper Salinjani dhe çuni Fahriut dje ne krah te Bashes, qe te mos e kete gazetari X i PD Blendi Kasmi?!

– Edi Jaku

Shpërndaje tek miqtë