Kur të shkelet dinjiteti edhe për një…abone

Prej pak muajsh nëse ti duhet të marrësh abone, duhet të bësh foto dhe të vendosësh numrin e kartes se identitetit sipër saj.

Ndoshta shumë prej jush nuk kanë udhëtuar me urban, por në Tirane ështe tmerr. 

Shqiptarët po i largohen gjithnjë dhe më shumë politikave globale dhe luftrave në lindjen e mesme dhe po interesohen pse duhet aboneja të ketë foto.

Përveç kostos financiare të abonesë, tashmë të shtohet edhe kostoja e bërjes së fotos.

Shumë prej jush do jenë duke menduar me vete, se aq sa paguan fotot, nuk janë asgjë për një shqiptar.

Për shumë prej atyre që zgjedhin urbanin, është kosto, megjithatë.

Por, ajo cfarë më bën përshtypjes është fakti se qytetarëve te Tiranës po ju dhunohet dinjiteti.

Nuk ka demoralizim më të madh, kur kupton se cdo tekë apo dëshirë e pronarëve të autobusëve plotësohet, e ndërsa qytetarët shtypen si sardele.

Nuk ka shkelje më të madh të dinjitetit që autobusi të kthehet në një bankë, me nivele kaq të shumta sigurie.

Nuk ka shkelje më të madh të dinjitetit sesa të etiketosh një Tiranë të tërë për mashtrues dhe hajduta për 40 lekë të reja.

Nuk ka perdhunim më te madh të dinjitetit, që kur ti kërkon pse kondicioneri i autobusit nuk është ndezur apo pse mbushet kaq shumë, merr si përgjigje: Po deshe hyp, po deshe merr taksi!

E megjithatë e gjithë kjo ka ndodhur, dhe përsëri jeta vazhdon!

– Gurjan Doçi

Shpërndaje tek miqtë