Talent që shkelet me këmbë

Fare rastësisht balerini i njohur Ledian Agallijaj ka hyrë në një lokal dhe aty është njohur me djaloshin Erald Hasa i cili edhe pse ka mbaruar shkollën koreografike është detyruar të punojë si kamarier.

Nuk po themi që puna kamarierit është turp, por për dikë që ka talent në një drejtim të caktuar është krim të lihet të shkojë dëm një artist.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të balerinit Ledian Agallijaj të postuar në profilin e tij në Instagram.

Lexo! Talent qe shkelet me kembe! Eshte fatkeqesi, por edhe fakt i pa diskutueshem, qe nese je talent, do te thote asgje. Sepse qe te vleresohesh dhe qe te ecesh perpara duhet te shkundesh mire nga xhepat. Qe te cilesohesh balerin i afte , duhet qe prinderit te mos mjaftohen per te investuar 8 vjete rresht per te te edukuar me gjithe veshtiresite e medha ekonimike qe kane. Sigurisht qe jo! Nese ti nuk ke mundesi te paguash privatisht akademiket “profesioniste” ti do jesh askushi. Nese ke talent, nuk ka fare rendesi. Nese punon me mish e me shpirt, nuk ka rendesi. Do jesh nje mundim, strapacim dhe investim i çuar dem. Ty askush nuk do te motivoje per te ecur perpara, perkundrazi, edhe talentin dhe endrren me te madhe do ta shkelin me kembe. Pa ju dridhur qerpiku fare! Se ne fund te fundit ky nuk eshte femija i tyre, ky eshte femija i dy njerzve te thjeshte, puntore qe skane mundesi per dhene rryshfet. Prandaj talenti i djalit te tyre nuk u vleresua kurre, dhe saktifica e tyre vlejti aq sa ky balerin te perfundoj si kamarier per te mbijetuar ne kete shoqeri plote me njerez te korruptuar. Shpresoj shume qe ato njerez qe kan ne dore kto institucione ti perkrahin artistat e rinj. @_erald_hasa_

A post shared by LEDIAN (@ledianagallijaj) on

Shpërndaje tek miqtë