Ky dimër i vetmisë së madhe.

Komentet qe pasuan deklaraten e djeshme te ambasades amerikane, me te drejte u fokusuan te atakimi qe ambasadori amerikan i beri kryeprokurorit tashme te ikur qe refuzonte te ndiqte penalisht politikanet e larte. Pas refuzimit te vizes, gati nje vit me pare kjo ishte shuplaka e dyte publike qe ambasada amerikane i beri Adriatik Dhalles.

Mbyllje me te turpshme karriere nuk mund te kishte per nje kryeprokuror te nje vendi anetar i Natos, por kjo s’ka asnje rendesi tashme dhe nuk ishte Dhalla substanca e deklarates se djeshme. Ambasada amerikane duke denuar dhunen, jep dhe shpjegimin e thjeshte se e gjithe kjo lufte vjen per shkak te frikes qe ndjejne politikanet nga drejtesia.

Ishte frika, po po frika qe detyroi Berishen, “malsorin trim” 75 vjeçar te kacafytej me gardistet. Mu dhims i shkreti, sepse sado qe perpiqet t’i mbaje kryet menjane te birit per shkak te aventurave te tij dashurore dhe jo vetem, praseprape nuk don ta shohe pas hekurave te burgut..

Mu dhims dhe Monika. “Dibrane burrneshe” por sado qe thot lart e poshte qe nuk flen dhe nuk flet me te shoqin, praseprape kur mendon qe babai i femijeve te saj e ka burgun me afer se kurre, kalon ne skizofreni dhe nuk din se ç’ben e ç’thote..

Dhe ajo çka i terrorizon me shume keto dy protagoniste te ngjarjeve te djeshme, eshte fakti se kane ngelur komplet te vetem ne kete beteje. Askush me nuk beson qe Berisha, i cili ka bere cicmic me kryeprokuroret sa here i ka interesuar, e ka seriozisht mbrojtjen e kushtetutes apo demokracise. Askush me nuk beson qe Monika, e cila vesh çizme Guci qe kushtojne nje mije e kusur euro, e ka seriozisht hallin e popullit te varfer qe s’ka buke, pune e te ardhme.

Populli kto figura te djegura i ka braktisur me 25 qershor, por protesta e djeshme tregoi qe ata i ka braktisur edhe elektorati i tyre. Po te bejme nje llogari te thjeshte; ne dime qe te dyja partite e medhaja, por dhe LSI qe vetequhet e madhe jane te organizuara ne baze qendrash votimi. Duke qene se qendra votimi ne Rep e Shqiperise jane mbi 5 mije, atehere vetem drejtues strukturash PD+LSI duhet te kishte te gatshem ne shesh minimalisht 10 mije veta. Fakti qe dje nuk ishin as gjysma, tregon qe militantet e PD dhe te punesuarit e LSI zgjodhen te qendronin ngrohte ne kete dite te ftohte dimri dhe ti linin lideret ne vetmine e tyre te madhe. Akoma me e madhe u be kjo vetmi per Berishen dhe Moniken kur edhe deputetet e vet i braktisen ne marrezine e tyre. Thirrja e Berishes per djegie mandatesh as nuk u mor fare ne konsiderate. Shume deputete te PD gjate perplasjes u rehatuan ne kafe dhe Berisha mund te shpresonte vetem te Flamur Ndoka. Ish ministrat dhe figurat qendrore te LSI-se nuk dihej nga ishin strukur dhe Monika mund te shpresonte vetem tek ato çupelinat qe nuk po arrijme dot t’ju mesojme as emrat.

Gjithe kjo rremuje tregoi qe: “Politikanet shqiptare kane frike”

Ne kushtet kur nuk dine çte bejne me pasurine e vjedhur sepse jo thjesht nuk ju garanton si deri sot paprekshmerine, por perkundrazi perben shkak per tu hetuar dhe ndjekur penalisht.. Te braktisur nga elektorati i tyre, te perbuzur nga nderkombetaret dhe tashme pa avokatin e tyre ne prokurorine e pergjithshme ata te frikesuar po perjetojne dimrin e vetmise me te madhe ne 27 vjet.

– Edi Jaku

Shpërndaje tek miqtë