Policia e Tahirit vlerësohet me dy çmime nga të huajt

Saimir Tahiri mbajti postin e ministrit të Brendshem pothuajse 4 vite, është ministri më jetëgjatë, por edhe personi më i sulmuar.
Mbi të u hodh vreri i 27 viteve, u tentua të digjej jo vetem politikisht, por edhe personalisht. “Skandalet” për të i plaste herë opozita e herë “miqtë” e tij.

Saimiri si minister mori shumë nisma ndër to “Stop Marrëzisë”, “Shqipëria pa armë” “Stop dhunës në familje”, “Në mbrotje të kafsheve të rrugës”etj, pas largimit të tij këto nisma mbetën në letra, të zena në pluhur në raftet e ministrisë.

Si minister ai u vu në krye të operacionit më të madh të droges, atij të Lazaratit, një njolle e zezë për Shqipërinë. Lazarati ishte kryer në “Republikën e hashashit” ku as shteti nuk mund të vinte dorë, sepse vetë krerët e shtetit ishin pjesë e saj.

Tahiri si minister u vu i pari në “Luftën kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar”, lufta e tij shqëtesoi bazat e krimit aq sa “krimi” u zgjua, u shqetesua aq sa i vendosin tritol në farmacinë e babait të tij.

Në qeverinë Rama 2, Tahiri nuk mori asnjë post ministri, pak muaj pasi u formua qeveria, hijenat dolen perseri dhe hodhen lloj lloj e soj soj balte mbi të.

Ai mbeti i vetem nga “miqte” e tij të politikes, por me një mbështetje të madhe nga njerëzit e thjeshtë, ishin të shumtë ata që e besuan.

Saimiri u sulmua dhe u sulmua.

Jo me larg se sot Ministri Xhafaj beri nje postim me twitter ku policia e Shtetit eshte vleresuar me dy cmime. Kjo është dicka pozitive për policine e Shtetit, por kujt i faturohen keto suksese?

Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore vlerësoi me çmimi të parë dhe të dytë, operacionet e zhvilluara në Shqipëri kundër drogës në fillim të këtij viti.

Çmim të parë mori operacioni “Koordinimi” dhe të dytë, operacioni “Alias”. I pari u zhvillua në Janar, kur ministër ishte Tahiri dhe tjetri në prill, kur Xhafaj kishte pak javë i emëruar dhe ende nuk kishte filluar mirë nga puna.

Të dyja keto operacione të Tahirit sot marrin cmimet nga te huajit.

Këto dy cmime tregojnë qarte së në Shqipëri luftohet ai që lufton krimin.

– Zhanina Meçka

Shpërndaje tek miqtë